Hapësire reklamuese

Rajoni

Aksidentohet zv.ministri i Brendshëm në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
Izmi Zeka

Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Izmi Zeka është përfshirë në një aksident.

Mediet kosovare bëjnë me dije se zv.ministri i Brendshëm është aksidentuar ditën e djeshme.

Sakaq, Zeka ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

“Po kam pësuar aksident. Fatmirësisht jam mirë”, ka thënë ai.

Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në dalje të qytetit në afërsi të Stacionit të Autobusëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu