Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në minierat e kromit të Bulqizës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur rrëth orës 14:00 dhe si pasojë ka mbetur i dëmtuar një minator.
36-vjeçari me ininciale V.A, është dërguar me urgjencën ë spitalin e Bulqizës dhe më pas për mjekim të specializuar është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Bulqizë /informacion paraprak
Me datë 25.12.2023, rreth orës 14.00, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi V.A., 36 vjeç, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një minierë kromi në Bulqizë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave kësaj ngjarjeje.