Një aksident ka ndodhur në fshatin Sovjan të Maliqit ku një 5-vjeçar është goditur aksidentalisht me biçikletë nga një tjetër i mitur.
Uniformat blu bëjnë me dije se 5 vjeçari teksa ishte duke luajtur është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë.
Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar
Njoftimi i plotë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2022, rreth orës 16:40, në Spitalin e Korçës, ka mbërritur për mjekim një i mitur 5-vjeçar, banues në fshatin Sovjan, Maliq, i cili duke luajtur në fshat, është goditur aksidentalisht nga një i mitur tjetër me biçikletë. Për pasojë 5-vjeçari ka marrë dëmtime në kokë dhe pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës u transportua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.