Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentohen dy turistë në Burrel, çifti zvicerian në gjendje kritike për jetën

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Aksidentohen dy turistë zvicerianë në Burrel.

Mësohet se çifti i turistëve janë rrëzuar me motor në fshatin Bushkash, teksa po udhëtonin nga Tirana drejt Burrelit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ata janë dërguar me urgjencë në spital nga dy turistë të tjerë që i shoqëronin në këtë udhëtim.

Fatkeqësisht, çifti zvicerian janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kanë dëmtime në shtyllën kurrizore.

Ende nuk dihet identiteti i të plagosurve dhe shkaqet e aksidentit, ndërkohë policia ka hapur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sakaq, Newsbomb.al do t’ju mbajë të informuar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll