
Dy automjete janë përplasur “kokë më kokë” me njëra – tjetrën ku për pasojë një nga makinat ka shpërthyer në flakë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, 14 Dhjetor në aksin rrugor "Shkodër-Vau i Dejës". Nga aksidenti ka mbetur e plagosur pasagjerja e automjetit tip “Fiat Punto” që ka marrë flakë, i cili drejtohet nga një 49-vjeçar që po ashtu ka mbetur i plagosur.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Pasditen e sotme, në aksin rrugor "Shkodër-Vau i Dejës", automjeti me drejtues shtetasin L. L., 49 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. B., 32 vjeç.
Nga përplasja ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte 49-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjerja në të, shtetasja V. L., 43 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.