Hapësire reklamuese

Bota

Aksidenti zinxhir nga mjegulla në Itali, përplasen mbi 30 makina

Shkruar nga Newsbomb

Nuk është hera e parë që mjegulla në autostradë në Itali të shkokatojë aksidente masive të përmasave të mëdha.

Një seri aksidentesh ka shkaktuar mjegulla në autostradën A1 mes Piacenza-s dhe Parmas këtë të hënë ku të paktën 30 janë makina janë përplasur njëra pas tjetërës.

Automjetet janë përplasur zinxhir njëra pas tjetrës pasi mjegulla e dëndur në autostradë ka penguar fushëpamjen e shoferëve.

Pasi ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve më pas ka vazhduar përplasja zinxhir. Nga përplasjet e automjeteve kanë mbetur të plagosur të pakten 15 persona.

Sipas asaj që shkruan ANSA, dy prej të plagosurve mësohet se janë në gjendje më të rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Parmës.

Në vendngjarje urgjencat kanë ndërhyrë me një helikopter pasi ka pasur nevojë për gjak. Përveç ambulancave, në vendngjarje ndërhynë edhe shërbimet zjarrfikëse dhe disa patrulla të policisë rrugore.

Lexo edhe: VIDEO/ Aksident zinxhir në Itali, përplasen 100 automjete, mbi 25 persona të plagosur

Edhe në 5 shkurt u raportua për një aksident zinxhir edhe më të madh, ku shkaku ishte mjegulla e dendur në autostradë.

100 automjete u përfshinë në aksidentin zinxhir të ndodhur në rajonin e Emilia Romano pranë qytetit Modena në Itali në Autostradën A22. Nga ky aksidenti mbetën të plagosur mbi 25 persona, disa prej të cilëve u dërguan ën urgjencë në gjendje të rëndë.

Aksidenti zinxhir ne Itali

Aksidenti zinxhir ne Itali

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese