Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
0kmh
75 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
25 °
Die
23 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Aksidenti tragjik, zbulohen IDENTITETET e viktimave: Njëra nga vajzat rëndë në spital, shoferi i plagosur, dhëndri i familjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbulohen identitetet e 3 viktimave, anëtarë të një familje të aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë në aksinTiranë-Elbasan.

Në aksident humbën jetën 2 prindërit dhe njëra nga vajzat. Viktimat janë babai Bardhok Bibaj, 62 vjeç, nga Mirdita, nëna Valentina Bibaj 54 vjeçe dhe Florida Bibaj e bija 22 vjece.

Fillimisht u raportua se kanë ndërruar jetë dy vazjat e çiftit. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur për Newsbomb.al. se njëra nga vajzat, Xhuliana Bibaj, 26 vjeçe ka pësuar fillimisht vdekje klinike, ndërsa tani ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, në këtë aksident ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka. Mësohet se ky i fundit është i fejuari i njërës prej vajzave,  dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë pak pas mesnate rreth orës 01:00 në afërsi të TEG-ut, ku makina me të cilën udhëtonte familja u përplas me një bordurë. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po lëvizte automjeti.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin  A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B , ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Më shumë

spot_img