Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti tragjik te ‘Rruga e Kombit’, viktima është një i ri 33-vjeçar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Fotomontazh

Një aksident i rëndë ka tronditur vendin mbrëmjen e sotme, ku një person mbeti i vdekur pas një përplasje të trefishtë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Burime nga terreni bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Armand Xhaferri 33 vjeç. Fillimisht trajleri është përplasur me një makinë tip BMW, ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një mjet i tretë.

Viktima drejtonte BMW-në dhe ishte i vetëm në makinë. Burime bëjnë me dije se trupi i viktimës ka qëndruar për rreth 30 minuta në makine pas përplasjes së fortë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

777-640x360.jpg

444-3-640x1138_copy.jpg

555-5-640x1138_copy.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu