Tirana
few clouds
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
33 %
4.1kmh
20 %
Sht
32 °
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
41 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Aksidenti tragjik në Urën e Ballshit, dalin FOTOT: 16 vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, shoku i tij ndodhet në spital (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Ballshit. Mësohet se viktimë ka mbetur një 16 vjeçar, ndërsa është palgosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shoku i tij 19 vjeçar.

Dy të rinjtë, Agim Hoxhaj (16 vjeç) dhe Ledion Alushaj (19 vjeç) kanë qenë duke udhëtuar me motor në aksin rrugor Ballsh-Fier, kur janë përplasur me një mjet tip Ford. Si pasojë e përplasjes së fortë, dy të rinjtë nga fshati Belishovë që udhëtonin me motor, kanë marrë plagë të shumta.

Fatkeqësisht, 16 vjeçari Agim Hoxhaj nuk ka mundur të jetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. Shoku i tij Ledion Alushaj është nisur me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi ka pësuar fraktura dhe plagë të shumta.

Në foto e mëposhtme janë dy të rinjtë që udhëtonin me motor dje në aksin Ballsh-Fier.

Policia ka shoqëruar menjëherë pas ngjarjes shoferin e mjetit “Ford”, 34 vjeçarin me inicialet E.S dhe po kryen të gjitha procedurat dhe verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, që i mori jetën një 16 vjeçari.

“Sot rreth orës 22:05, në vendin e quajtur “Ura e lumit”, Ballsh, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Ballsh, duke drejtuar automjetin tip “Ford” është  përplasur me një motomjet me të cilin udhëtonin shtetasit A. H., 16 vjeç dhe shtetasi L. A.,18 vjeç, të dy banues në Belishovë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi A. H., ndërsa shtetasi L. A., është dëmtuar dhe  ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale”, njofton mbrëmjen e djeshme Policia.

Më shumë

spot_img
spot_img