Roxhesa Klironomi 24 vjeçe, banuese në Durrës, është pasagjerja tjetër që ka ndërruar jetë në aksidentin e ndodhur në orët e para të së dielës në autostradën Tiranë-Durrës.
26 vjeçarja Silva Gjergji, banuese në Mirditë, pasagjere në automjet, gjithashtu humbi jetën në këtë aksident tragjik, ndërsa shoferi, Arbër Tivari 26 vjeç, banues në Durrës ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Të riut iu komunikua në spital edhe masa e arrestit.
Arbër Tivari është emër i njohur për policinë e Durrësit, pasi në mars 2021 ai u plagos në lagjen nr.4 në Durrës, pas një konlfikti çasti me Alket Buçpapaj, i cili pasi qëlloi me armë zjarri u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Për herë të fundit, Tivari është arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe municione luftarake.
Aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës, pasi Tivari humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me trafikndarësen. Si pasojë humbën jetën dy vajzat e reja, Roxhesa Klironomi 24 vjeçe dhe Silva Gjergji 26 vjeçe, ndërsa shoferi 26 vjeçar mbeti i plagosur rëndë.