Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, policia njoftim zyrtar: Furgoni përfundoi disa metra poshtë rrugës, 4 persona kanë humbur jetën

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, policia njoftim zyrtar: Furgoni

Policia e Gjirokastrës ka dhënë njoftimin zyrtar në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi në vendin e quajtur Qafë Muzinë rreth orës 15:30 ët ditës së sotme.

Sipas policisë, furgoni me drejtues shtetasin Bardhi Prodo është përplasur me një mjet tip “Land Rover” me drejtuesen shtetasen R.Ç dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 persona që ndodheshin ën furgon, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, ndërkohë që  policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip "Land Rover" me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.

 Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën 4 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu