Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
90 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
14 °
Die
13 °
Hën
11 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

EMRI-FOTO/Aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, kush është drejtuesja e Land Rover-it që u përplas me furgonin

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident tragjik ndodhi ditën e sotme në Qafë Muzinë, duke shkaktuar 5 viktima dhe 1 të plagosur.

Mësohet se e mbijetuara nga aksidenti është shtetasja Greta Kaberdini, 25 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti Land Rover që u përplas me furgonin drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, e cila shoqërohej dhe nga dy shtetase italiane.

Rexhina Çelhaka

Tashmë janë identifikuar 3 nga viktimat e aksidentit: shoferi i mjetit, Bardhi Proda dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

Njoftimi i policisë:

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë, T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë. Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali(pasagjere në Land Rover). Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img