Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Aksidenti tragjik në Kroaci bën bashkë politikanët kosovarë, Haradinaj dhe Pacolli të tronditur nga ngjarja e rëndë: Të lutemi për shërimin e shpejtë të të mbijetuarëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas tragjedisë së sotme në Kroaci ku humbën jetën 10 shtetas kosovarë.

I tronditur nga kjo ngjarje e rëndë Haradinaj i shpreh ngushëllime familjarëve të dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe i uron shërim të shpejtë të lënduarëve.

Ndër të tjera, ish-kryeministri ka falenderuar organet e shtetit kroat, në veçanti kryeministrin Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e treguar.

“I tronditur nga ngjarja e sotme tragjike në Kroaci, pas aksidentit që pësoi autobusi që po vinte nga Gjermania në Kosovë.  Bashkëndjej me familjarët e dhjetë udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërimin e shpejtë të të lënduarve.  Falënderoj organet e shtetit kroat, e në veçanti kryeministrin z. Andrej Plenkovic për interesimin dhe kujdesin e tij”, shkruan ai.

Gjithashtu, përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar edhe  kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili njëjtë si kolegët e tij i uron shërim të shpejtë të lënduarëve dhe i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave për humbjet e mëdha.

“Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img