Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
59 %
3.1kmh
0 %
Hën
16 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Aksidenti tragjik në Kashar, dy nga të vdekurit janë vëllezër, viktimën e tretë dhe shoferin i kishin kushërinj (EMRAT-DETAJE)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ismail Sula dhe Belul Sula, respektivisht 56 vjeç dhe 53 vjeç, janë dy vëllezërit që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur pak para mesnatës në Kodër-Kashar, bashkë me kushëririn e tyre Dashamir Dema 50 vjeç.

Tre viktimat ishin pasagjerë në mjetin me targa rumune që drejtohej nga kushëriri tjetër i tyre, Zija Murati 29 vjeç. Ky i fundit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, dy vëllezërit Sula dhe kushëriri tjetër Dashamir Dema fatkeqësisht nuk kanë mundur të jetojnë.

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, mjeti me targa rumune me të cilin udhëtonin 3 viktimat dhe kushëriri i tyre shofer, është shkatërruar totalisht. Aq e fortë ka qenë përplasja saqë mjeti është deformuar i gjithi.

Mjeti me të cilin ata udhëtonin, me shofer Zija Muratin, ka dalë nga rruga rreth orës 23.30 në Kodër-Kashar, pranë ish-Radiostacionit. Dy vëllezërit Sula që banonin në Kashar, kanë ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa kushëriri i tyre Dashamir Dema ka ndërruar jetë në spital.

Grupi i hetimit dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të saj. Sakaq, shoferit 29 vjeçar i janë bërë analizat e gjakut në spital për të parë nëse ka qenë nën efektin e alkolit kur ka ndodhur aksidenti.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img