Aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë në Borizanë, Fushë Krujë, ku katër të rinj humbën jetën nga përplasja e fortë ka tronditur vendin.
Katër të rinjtë nga Fushë-Kruja që udhëtonin me një makinë luksoze, tip "Audi" me targa "Audi AA 848 ZZ", janë përplasur me një kamion me targa të Kosovës.
Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.
Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç, janë viktimat e aksidentit fatal, raporton News24.
Viktimat po udhëtonin në një orar kur ndalohet qarkullimi i automjeteve, pas urdhrit të qeverisë.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë.