Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
58 %
0.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
29 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Aksidenti tragjik në Fier, makina ku udhëtonin burrë e grua doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin me ujë, të dy humbën jetën (FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

4fbcd952b93752aafe5fe8b02e24c996

Burrë e grua kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Fier, pasi mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë.

Siç shihet nga foto, mjeti tip “Toyota Corolla” ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit” dhe si pasojë ka përfunduar në një kanal me ujë. Fatkeqësisht burrë e grua, ende të paidentifikuar, kanë mbetur të bllokuar në mjet dhe si pasojë kanë humbur jetën.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Qarrit”, automjeti tip “Toyota” ka rënë në kanalin me ujë anës rrugës. Si pasojë kanë ndërruar jetë dy shtetas (një mashkull dhe një femër) ende të paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë, shërbimet zjarrfikëse dhe urgjenca mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e automjetit nga uji. Po kontrollohet vendi i ngjarjes nëse ka pasur persona të tjerë në automjet.

aksident2.jpg

Screenshot_1.jpg

Më shumë

spot_img