Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, ku 4 makina u përplasën me njëra tjetrën.
Për pasojë mbeti i vdekur një person, i cili mësohet se është efektivi i burgut të Peqinit, Ardjan Xhaja. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe 6 persona të tjerë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit.
Emrat e të plagosurve: Adem Senja, 53 Nazmi Hysa, 60 Gëzim Baku, 60 Marius Hysa, Kudred Hasa, 27 Maksim Ranxha, 50
“Më datë 11.06.2021, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Lazaren, Peqin, janë përplasur mjetet Kamioçin dhe mjeti tip “Ford”, si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë pasagjeri në mjetin tip ” Ford”.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaktut të aksidentit”, njofton policia.