Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti tragjik në Bypassin e Vlorës, Policia: Kanë ndërruar jetë shoferi dhe pasagjeri i kamionit (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Shoferi dhe pasagjeri i kamionit që u rrëzua në Bypassin e Vlorës, kanë ndërruar jetë të dy. Policia e Vlorës konfirmon lajmin e rëndë dhe thotë se dy të rinjtë janë njëri nga Kavaja dhe tjetri nga Lushnja.

Rreth orës 10:40 në bypassin Orikum-Kaninë, kamioni me inerte ku udhëtonin dy të rinjtë, shoferi dhe pasagjeri, është rrëzuar dhe për pasojë ata kanë humbur jetën. Armand Beu 32 vjeç nga Kavaja dhe Klajdi Kaja 28 vjeç, kanë gjetur vdekjen e menjëhershme.

Siç shihet dhe nga pamjet, mjeti është shtypur i gjithi në pjesën e përparme të kabinës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Kamionët që po punojnë në këtë projekt të Bypassit të Vlorës, një prej të cilëve është përfshirë sot në aksident, janë në pronësi të kompanisë “Biba X”, shkruan newsbomb.al.

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll