Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Aksidenti tragjik në Bullgari, BE: Në këto kohë të vështira, Evropa solidare dhe pranë jush

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për aksidentin tragjik në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, ka reaguar edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se Evropa qëndron solidare në këto momente të vështira.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo i ka shprehur ngushëllime familjarëve, ndërsa të lënduarëve i ka uruar shërim të shpejtë.

“Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobusit mbrëmë në Bullgari. Edhe të lënduarëve u uroj shërim të shpejtë. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa qëndron me solidarizëm pranë jush”, shkruan ajo.

Më herët në lidhje me këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, i cili përmes një postimi në “Tëitter”  i shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë për familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve”, shkruan Oliver Varhelyi.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Në aksident humbën jetën 45 persona, kryesisht shqiptarë, ndërkohë që autobusi me të cilin ata udhëtonin u përplas dhe më pas shpërtheu në flakë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img