Hapësire reklamuese

Rajoni

Aksidenti tragjik në Bullgari, autoritetet gjejnë dhe trupin e një fëmije, po bënin kontrolle shtesë

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik në Bullgari, autoritetet gjejnë dhe trupin e

Trupi i një tjetër fëmije është gjetur në autobusin që u shkrumbua në Bullgari. Dje Prokuroria Publike njoftoi se 44 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut kishin ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e përplasjes së autobusit, si dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Mirëpo, mediat vendase në Bullgari raportojnë se me trupin e pajetë që është gjetur sot, numri i viktimave ka shkuar në 45. Nuk dihet ende identiteti i fëmijës së gjetur në autobus. Më parë dhe autoritetet kanë deklaruar se mungonte dhe një trup, i cili është gjetur sot.

Policia dhe grupet e hetimit kanë zhvilluar kontrolle shtesë në autobus dhe aty është gjetur viktima e 45-të.

Shkak kryesor i aksidentit dyshohet të jetë gabimi njerëzor, ka deklaruar në Sofje, zëvendëskryeprokurori Borislav Sarafov. Ky i fundit ka thënë se nuk ka pasur asnjë shpërthim në vendngjarje, por autobusi është përplasur me trotuarin fillimisht dhe më pas ka marrë flakë.

“Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

“Nga autopsitë rezulton se të gjithë pasagjerët kanë vdekur nga ngufatja prej tymit, jo nga goditja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit”, tha zv.kryeprokurori Sarafov në konferencë për media më 25 nëntor.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll