Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti tragjik i mori jetën/ Kjo është Matilda Hidri, nënë e një djali 10 vjeç dhe pronare e një picerie në Itali

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti tragjik i mori jetën/ Kjo është Matilda Hidri,

Kjo është Matilda Hidri, e cila humbi jetën në një aksident tragjik në autostradën Milano-Genova, ditën e djeshme në Itali. 35 vjeçarja po ngiste mjetin në via Fieschi, në Genova, në rrethin Carignano, ku u përfshi në një aksident tragjik.   

Rreth një muaj më parë, ajo hapi picerinë e saj në via Fieschi, “në zemër të Genoas” dhe ishte nëna e një djali 10 vjeçar.

Deri më tani nuk dihen arsyet e kësaj tragjedie, ndërsa shtetasi italian ka lëvizur në korsinë e gabuar.

Për të ndihmuar në zbulimin e dinamikës së aksidentit, autoritetet po monitorojnë kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë, pritet që trupi i Matildës t’i nënshtrohet një autopsie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu