Tirana
scattered clouds
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
39 %
3.6kmh
40 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Aksidenti në Xibrakë, ndërron jetë në spital 12-vjeçarja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e djeshme në aksin Elbasan-Librazhd, në afërsi të Xibrakës është shënuar një aksident i rëndë ku si pasojë janë plagosur 7 persona, të cilët ishin dërguar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

 

Por ditën e sotme, një lajm i keq vjen nga ky aksident, ku një nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Bëhet fjalë për 12-vjeçaren me iniciale K.D, e cila që pasditen e djeshme ishte raportuar të ishte në gjendje të rëndë.

E mitura ka qenë duke udhëtuar me familjen e saj, ku drejtues automjeti ka qenë D.D 36- vjeç.

Policia ka arrestuar si shkaktar të ngjarjes deri në sqarim të plotë të rrethanave, drejtuesin tjetër të automjetit Bahir Bregu 50 vjeç.

Më shumë

spot_img