Mes dhimbjes dhe lotëve, janë përcjellë për në banesën e fundit çfiti i bashkëshortëve Lavdosh dhe Lefteri Begaj si dhe 85-vjeçarja Afërdita Begaj.
Ata humbën jetën tragjikisht në aksidentin e shënuar mbrëmjen e së dielës në by-passin e Tepelenës. Çifti Begaj, së bashku me nënën e kryefamiljarit dhe krushqit, Jani dhe Lavdie Meta ndodheshin në automjetin tip “Toyota-Yaris” i cili u përplas nga një “Benz” që drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili gjithashtu humbi jetën.
Lavdosh dhe Lefteri Begaj sapo ishin bërë gjyshër për herë të parë dhe ditën e djeshme ata po shkonin të festonin lindjen e nipit të tyre.
Ne foto Çifti i bashkeshorteve, Lavdosh dhe LEfteri Begaj
Vajza e Lavdosh Begajt është e martuar me djalin e Jani Metës, prandaj dhe dy çiftet së bashku me nënën e tij ishin nisur për tek restoranti ku dhe do të organizohej darka festive.
Aksidenti i rëndë u mori jetën Lavdosh, Leteri dhe Afërdita Begajt, ndërsa të plagosur mbetën dy pasagjerët e tjetër të cilët udhëtonin te mjeti tip “Toyota”, Jani dhe Lavdie Meta, të cilët aktualisht ndodhen të shtruar në spitalin e Traumës.
Më herët Policia njoftoi se lidhur me këtë ngjarje në pranga ka rënë 46-vjeçari me ininciale E.P, drejtuesi i automjetit tjetër që u përfshi në aksident.
LEXO EDHE: Aksidenti tragjik me 4 viktima në Tepelenë, arrestohet shoferi i “BMW”
Aksidenti i trefishtë ndodhi mbrëmjen e së dielës, në 17 mars, në by-passin e Tepelenës, poshtë Kalasë dhe u mori jetën 4 persona. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” si pasojë e shpejtësisë të lartë ka humbur kontrollin duke dalë në korsinë e kundërt. Pasi ka bërë disa rrokullisje ai është përplasur me mjetin tip “Toyota Yaris”. Në aksident është përfshirë edhe drejtuesi i mjetit “BMW” që ndodhej pas tij.
Si pasojë e këtij aksidenti tragjik humbën jetën Lavdosh dhe Lefteri Begaj, çifti i bashkëshortëve si dhe 85-vjeçarja Afërdita Begaj, të cilët në momentin e aksidentit po udhëtonin me mjetin tip “Toyota Yaris”. Tre anëtarët e familjes Begaj ndodheshin në mjetin që u përplas me automjetin tip “Benz” i cili drejtohej nga 42-vjeçari Riza Rrapaj, i cili fatkeqësisht po ashtu ndërroi jetë. Të plagosur në gjendje të rëndë kanë mbetur Lavdie Meta dhe Jani Meta.
Fotomontazh/ Pamje nga aksidenti dhe Riza Rrapa