Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Aksidenti në Koplik, policia tregon si ndodhi: Viktima nuk ishte kalimtare, ndodhej në makinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

62eb1c46d1245e99b0c4d1b1370fd247

Policia jep informacion lidhur me aksidentin automobilistik të ndodhur disa orë më parë në aksinrrugor Koplil-Dedaj duke qartësuar se viktima nuk ishte këmbësore por ndodhej në makinë.

Sipas policisë, shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me sinjalistikën anësore, duke bërë që makina të përmbyset. Gjatë këtij momenti, bashkëshortja e tij, ka dalë jashtë mjetit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Paraprakisht u raportuar se viktima mund të ishte këmbësore.

Malësi e Madhe, informacion sqarues nga policia:

Ne vijim të informacionit  të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj, në vendin e quajtur “Ura e Zhajës”, fshati   Zagorë , Malësia e Madhe  ju informojmë se:

Nga hetimet paraprake dhe nga deklarimet e drejtuesit te mjetit, mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti është përplasur me sinjalistikën anësore, dhe ka dalë në skarpatin e rrugës. Në automjet udhëtonte edhe bashkëshortja e tij, shtetasja Gj. D. 57 vjeçe e cila ka dalë nga mjeti gjatë rrotullimit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Më shumë

spot_img