Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti bllokon qarkullimin në Elbasan, makinat e opozitës bllokojnë Shqipërinë

Shkruar nga Newsbomb

Duhet vetëm një aksident dhe rrugët tona kthehen në katrahura të vërteta për qarkullimin. Nga fotot duket qartë se si aksidentimi i një motorri të vogël në Elbasan ka sjellë rrëmujën, ku makinave u ka “ngecur” poshtë rrotave motorri.

Fatmirësisht drejtuesi i motorrit është dërguar menjëherë në urgjencën e qytetit ku i është dhënë ndihma e parë.

Gjithçka duket qartë, se si një pengesë kaq e vogël, mund të sjellë bllokimin e akseve të qarkullimit. Vetëm pak minuta më pas opozita ka njoftuar bllokimin e akseve, duke ndaluar makinat për 5 minuta në shenjë proteste kundër çmimit të lartë të naftës. Shpresojmë që gjatë kësaj kohe ndonjë autoambulancë të mos të ketë nevojë për të kaluar me urgjencë në ndihmë të ndonjë nevojtari.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese