Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti në Durrës, del VIDEO: Makina futet me shpejtësi në kthesë, hedh në ajër dy kalimtarët dhe largohet

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti në Durrës, del VIDEO: Makina futet me shpejtësi në

Një kalimtare ka mbetur e plagosur pasditen e djeshme në Durrës si pasojën e një aksidenti rrugor. Një makinë e zezë ka përplasur atë dhe një person tjetër, dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Siç shihet nga pamjet e mëposhtme, du kalimtarët e aksidentuar janë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Kur pothuajse janë hedhur në anën tjetër, në kthesë vjen me shpejtësi një makinë e zezë dhe i përplas duke i hedhur të dy në ajër.

Gruaja që mori lëndime qëndron në tokë, ndërsa burri që ishte pranë saj ngrihet menjëherë në këmbë dhe përpiqet të ndjekë makinën e zezë. Dyshohet se e plagosura është shtetase italiane, pasi dëshmitarët e ngjarjes treguan se ajo fliste vetëm italisht.

Pamje nga “Aksidente rrugore”

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll