Pas një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në fshatin Dragot në Belsh, 4 pjesëtarë të një familjeje janë plagosur, përfshirë vajzat binjake 8-vjeçare. Makina që drejtohej nga nëna e vajzave doli nga rruga dhe u përmbys, duke shkaktuar një shpërthim dhe flakë në makinë.
Banorët e zonës kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga makinë, fatmirësisht para se flakët të përhapeshin. Të plagosurit u transportuan drejt Spitalit Rajonal Berat për shkak të afërsisë dhe u futën menjëherë në sallën e operacionit.
Ata kanë pësuar plagë të shumta në kokë dhe se nëna dhe një nga vajzat binjake janë në gjendje më të rënduar. Të plagosurit po monitorohen dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për t'i ofruar ndihmën më të mirë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.