Arrestohet shoferi i "Toyota-s', shtetasi F.H., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë ditën e djeshme në Peqin.
Sipas policisë sutomjeti tip 'Toyota' kreu parakalim të gabuar dhe u përplas me një automjet tjetër e si pasojë humbi jetën një grua dhe u plagosën rëndë pesë të tjerë.
Viktima është Fatime Braho, ndërsa të plagosurit që po marrin ndihmë mjekësore në spital janë: Kamer Beqiri, Gezim Braho, Kristian Hoxhallari, Ismail Hoxhallari dhe Florent Hoxhallari.
Makina në të cilën ndodhej viktima, ishin duke u kthyer nga një gëzim familjar, nga Durrësi në drejtim të Korçës ku banonin.
Sondazh
Poll