Dy persona humbën jetën mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:25 tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr - Ndroq, si pasojë e përplasjes së mjeteve që po ngisnin.
Automjeti i tij Toyota me targa “AA 757 DZ” i drejtuar nga 45-vjeçari Athanas Xhavara u përplas kokë më kokë me automjetin Mercedes-Benz me targa “TR 1432U” që drejtohej nga i riu Edison Sefa 22 vjeç nga Tirana.
Të dy drejtuesit humbën jetën si pasojë e përplasjes së fortë. Ahanas Xhavara ishte biznesmen nga Gjirokastra, i cili kishte në pronësi tre biznese “security”, riciklim dhe eksport-import.
Sondazh
Poll