Tirana
moderate rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.1kmh
90 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja 22-vjeçare! Dëshmia e 2 pasagjereve italiane: Land Rover-i rrëshqiti

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit me pasagjerë në Qaf Muzinë mbrëmjen e djeshme, është arrestuar nga policia dhe akuzohet për veprën penale shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë dëshmisë së dhënë nga vajzat italiane të cilat ishin pasagjere në mjetin “Land Rover”, i cili drejtohej nga Rexhina Çelhaka, thuhet se 22-vjeçarja frenoi për të shmangur aksidentit, mirëpo mjeti humbi drejtimin për shkak të lagështirës së rrugës.

“Furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoqja jonë (drejtuesja e ‘Range Rover’ frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.”, kanë deklaruar dy shtetaset italiane, Anna Cascavilla, 23 vjeçe, dhe Giulia Parimi, 22 vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Qafën e Muzinës ku humbën jetën pesë persona.

Njoftimi i plotë i Policisë Gjirokastër:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase, duke drejtuar mjetin “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit, shtetasi B. P., banues së Sarandë, pasagjerët F. K., 77 vjeç, D. K., 72 vjeçe,T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç. (drejtuese e mjetit “Land Rover”), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në mjetin “Land Rover”).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img