Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti me 4 të plagosur në Burrel, 74-vjeçari ndërron jetë në spitalin e Traumës

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti me 4 të plagosur në Burrel, 74-vjeçari ndërron

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë një nga katër të plagosurit e aksidentit që u regjistrua ditën e sotme në Burrel.

Shoferi  i pakujdeshëm Ylber Xhepavdija devijoi nga rruga dhe përplasi me makinën e tij tip “Benz” 4 kalimtarë të rastit, të cilët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Por për fat të keq njëri prej tyre nuk ia doli.

Burime për mediat bëjnë me dije se kalimtrai që ndërroi jetë në spital është 74-vjeçari Veli Bunga. Gjithashtu mësohet se  në gjendje të rëndë shëndetësore janë  mbesa e 74 vjeçarit që ndërroi jetë dhe  kalimtari tjetër Përparim Nikaj. Këta të dy ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë.  Ndërsa i plagosuri tjetër Xhelal Kola, mësohet se ndodhet në spitalin e Burrelit.

Si ndodhi aksidenti

Fillimisht shoferi 28-vjeçar është përplasur me koshin e mbeturinave dhe më pas ka marrë përpara 4 personat që po ecnin në trotuar. Menjëherë pas ngjarjes, shoferi u largua nga vendi i ngjarjes. Sakaq, uniformat blu i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit.

Personi i katër që mbeti i lënduar ishte shofer i mjetit të pastrimit të Bashkisë, i cili në ato momente po ndërronte gomën e mjetit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Shëbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja,” njoftoi policia më herët.

Lexo edhe: Makina del nga rruga dhe përplas 4 kalimtarë, policia në kërkim të shoferit

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese