Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, reagon Lulzim Basha: Shpreh ngushëllimet më të ndjera, shërim të shpejtë të lënduarve

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, reagon Lulzim Basha: Shpreh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave nga Kosova që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci.

Basha shprehet se i bashkohet dhimbjes së familjarëve, teksa i uron shërim të shpejtë të lënduarve nga aksidenti.

“Me trishtim të thellë mora lajmin e rëndë të aksidentit tragjik të ndodhur në Kroaci, në të cilin sipas të dhënave të para ka viktima dhe të plagosur. I bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Shërim të shpejtë të lënduarve. Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur të gjithëve”, shkruan Basha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll