Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Aksidenti ku u shua familja Gushi, DEL EKSPERTIZA, “Audi” ishte me 160 km në orë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka dalë ekspertiza e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin Fier-Vlorë, ku humbën jetën 4 anëtarët e familjes Gushi.

Bëhet me dije se “audi” që drejtohej nga Igli Madani, që përplasi nga mbrapa edhe makinën ku ishte familja Gushi, po lëvizte me 160 km/orë, 50 km më shumë se sa shpejtësia e lejuar. Ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara që ka shkaktuar edhe aksidentin tragjik.

22-vjeçari rreth dy javë më parë shkaktoi aksidentin tragjik, ku humbën jetë katër anëtarët e familjes Gushi.

 Në aksidentin humbën jetën Eduart Gushi 44 vjeç, Silvana Gushi 33 vjeç, Anastasia Gushi 14 vjeçe dhe Eva Gushi, 9 vjeçe.

Igli Madani u la në burg pa afat nga gjykata më 27 qershor, ndërsa akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, dhe rrezikon dënim nga pesë deri në 20 vite burg.

Më shumë

spot_img
spot_img