Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Aksidenti i rëndë te “Vasil Shanto”, gruaja mori përpara me makinë tre persona dhe përfundoi në lokal, arrestohet 49-vjeçarja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ndodhi në kryeqytet ku një mjet tip “Benz” u përplas me motorrin e parkuar anës rrugës dhe më pas përfundoi në stacionin e autobuzave, ku si pasojë mbetën tre persona të plagosu.

Sipas njoftimit të policisë drejtuesja e mjetit,  shtetasja, F.Z, 49-vjeç është arrestuar nga uniformat e policisë.

“F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve “

Gjithashtu, në pranga kanë rënë dhe disa persona të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

F. Z., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

E. B., 33 vjeç, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një armë të ftohtë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 22 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” gjatë kontrollit të mjetit të tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K.P, 22 vjeç dhe E.Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga K. P., iu gjet dhe iu sekustruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirese të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu kostatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. R., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë së rendit publik.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë ndalimin e shtetasit E. M., 44 vjeç, sepse në bashkëpunim me shtetasin K. K (punohet për kapjen e tij), janë autor të vjedhjes të një shume parash dhe eurosh në një dyqani në Unazen e Re.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

P. B., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve ;

V. A., 32 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 ditë burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img