Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Aksidenti i rëndë në Sukth, ndërron jetë në spital 16-vjeçari

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f56e5da07579b6a70e93ce31c8f4f247

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari i aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin F.O., 16-vjeç është akisdentuar me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 16-vjeçari, ndërsa ndodhen në spital tre shokët e tij, E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç.

Policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Në vijim të informacionit të mbrëmshëm për aksidentin e ndodhur rreth orës 18:00, në Sukth, ju informojmë se ka ndërruar jetë pas disa orësh në spital shtetasi F. O., 16 vjeç.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit tip “Benz”, shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme” njofton policia.

Më shumë

spot_img
spot_img