Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti i rëndë në Sarandë, viktima ishte emigrant i kthyer nga Gjermania (EMRI-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Makin e aksidentuar

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme në Krane të Sarandës, ku mbeti i vdekur 1 person.

Në makinën që doli nga rruga dhe u rrotullua disa herë ishin 4 persona, por vetëm 32 vjeçari Klement Kristidhi humbi jetën.

Kristidhi ishjte emigrant në Gjermani dhe ishte kthyer pas 6 vitesh në emigracion, ndërkohë që automjeti ishte në pronësi të vëllait të tij.

“Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu