Gjarë orëve të para të mëngjesit një aksident i rëndë ndodhi në Salzburg të Austrisë. Autobusi nga Kosova ka dalë në krahun e kundër të lëvizjes dhe është përplasur me trafikndarësen. Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur 19 persona, prej të cilëvë 3 janë në gjendje të rëndë.
Televizioni austriak “ORF” së fundmi ka dalë me disa detaje të reja në lidhje me këtë aksident tragjik. Sipas deklaratës së shoferit të autobusit, dhënë për policinë austriake, ai sapo kishte parakaluar një kamion dhe më pas ishte habitur kur i kishte dalë përballë një kantier ndërtimi.
Nuk kishte pasur mundësi që të ndryshonte drejtimin e autobusit duke u përplasur. Rruga u bllokua për shumë orë.
Ndërkohë më herët komandanti i Shpëtimit të Qarkut, Hermann Garstragser, tha se në autobus ndodheshin 28 persona.
“Në automjet ishin 28 persona,” u shpreh ai, duke treguar dhe gjendjen e të lënduarve “tre kanë mbetur me lëndime të rënda dhe 16 kanë pësuar lëndime të lehta.”