Një aksident i rëndë ka ndodhur në Halkidiki, Greqi. Mediet e vendit fqinj raportojnë se një 29 vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm, pasi mjeti që ai drejtonte u përplas me një kamion.
29-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, u dërgua mee urgjencë në spitalin Polygyros ku u konstatua vdekja e tij.
Policia mbërriti nëë vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit i cili rezultoi fatal për të riun.