Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti i rëndë Belsh, 39-vjeçarja përplas për vdekje drejtuesin e motorit, plagoset pasagjerja

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Një makinë tip “Volksëagen”, ka përplasur një motor në aksin rrugor Belsh-|Kuçovë.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, dhe është plagosur pasagjerja e motorit.

Makina drejtohet nga shoferja me iniciale A.Gj., banuese në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Në askin rrugor Belsh – Kuçovë, në fshatin Dëshiran mjeti tip “Volkswagen”, me drejtuesen shtetasen A.Gj., 39 vjeç, banuese në Elbasan , është përplasur me një motoçiklet me drejtues shtetasin S. B., banues në fshatin Dëshiran.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës dhe është plagosur shtetasja Z.Z., e cila ishte pasagjere në motoçiklet dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimore ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakt të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu