Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksidenti i makinës së gjyqtares Irena Gjoka, shokon juristi që denoncoi aferën e CEZ

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti i makinës së gjyqtares Irena Gjoka, shokon juristi që

Juristi Romeo Kara, një nga dëshmitarët kyç të Prokurorisë për aferën e CEZ-DIA, ka thënë këtë të enjte se aksidenti ku u përfshi eskorta e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka është një mesazh për drejtësinë. Kjo gjyqtare ka në dorë fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në Report Tv, Kara ka treguar se dhe ai kur ka denoncuar aferën e CEZ-DIA që i shkaktoi shtetit shqiptar miliona euro dëm, vajza e tij ka rrezikuar të vritet.

“10 ditë pasi kam dhënë dëshmi në Parlament, u aksidentua dhe do kishte humbur jetën vajza ime po të mos ishte gruaja ime. Në mënyrë të palogjikshme. Kam njoftuar ambasadorin e SHBA dhe Haki Çakon është hetuar dhe ende s’kam marrë përgjigje. Ishte dëshmia për privatizimin e OSSH”, ka treguar ai.

Nisur nga kjo premisë, Romeo Kara e sheh si një mesazh dhe aksidentin ndaj eskortës së gjyqtares Irena Gjoka, në një kohë që në makinë ndodhej vetëm djali i saj.

“Unë ende nuk jam i bindur se ai ishte një mesazh që unë merrem me familjen tënde. Tani përsëri tentohet e njëjta gjë si mu bë dhe mua. A është kjo rastësi? Të hetohet. Nëse kemi dy tre gjyqtarë do merren me këto gjyqtarë, po nëse vendosim juri çfarë do bëhet?!", ka vijuar ai.

Lexo edhe: Përplasi makinën e gjyqtares Gjoka, Isidor Heta gardist i Sali Berishës në 21 Janar

Gardistët që kanë qenë duke eskortuar djalin e gjyqtares së posaçme, e cila gëzon status të veçantë bashkë me familjen për shkak të detyrës që ushtron, janë shprehur se mjeti i cili ka shkaktuar aksidentin i ka ndjekur që nga Rinasi dhe sapo janë afruar në Selitë i ka përplasur.

“I bëmë me shenjë që të mos futej në grupin e eskortës, por ishte e pamundur”, ka shpjeguar një nga punonjësit e Gardës së Republikës. Madje, gardistët pretendojnë se mjetit ku ndodhej polici Isidor Heta i është kërkuar në tre episode që të distancohej nga grupi i eskortës, por ai nuk është bindur.

Newsbomb.al mëson se efektivi Isidor Heta ka qenë duke lëvizur me një makinë fuoristradë, lloji “Mitsubishi”, me targa të Ministrisë së Brendshme dhe e pajisur me fenelina e mbishkrime “Policia”. Pra, nuk bëhet fjalë për makinë private me targa të huaja, siç raportohet, por makinë të shtetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese