Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti i FRIKSHËM në Lezhë-Shkodër, vdes në spital infermierja e maternitetit që u plagos rëndë (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një nga të plagosurit e sotëm nga aksidenti i rëndë në Lezhë-Shkodër, Marjeta Gjergji ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital.

Pas përplasjes së fortë ajo dhe të tjerët e lënduar nga aksidenti u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por infermierja e maternitetit të Lezhës nuk mundi të mbijetojë.

Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që mësohet se bashkëshorti i viktimës i cili drejtonte mjetin, ndodhet në spital në gjendje të rë rëndë, së bashku me fëmijën e mitur dhe mamanë e tij.

Dy makinat u përplasën “kokë më kokë” në afërsi të kryqëzimit të Karriqit, ndërsa paraprakisht dyshimet janë për një parakalim të gabuar të një prej mjeteve. Personat që ndodheshin në mjetin tjetër që u godit me atë të familjes Gjergji nuk kanë marrë lëndime serizoe, ndërsa Marjeta Gjergji ndërroi jetë te Spitali i Traumës.      

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.