Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, Abi Malltezi: Garda si taksi për lolot e Ramës

Shkruar nga Newsbomb
Aksidenti i eskortës së Irena Gjokës, Abi Malltezi: Garda si

Dhëndri i ish-kryeministrit, Sali Berisha ka reaguar lidhur me aksidentin rrugor ku u përfshi eskorta që shoqëronte makinën e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka.

Irena Gjoka është gjyqtarja që do të vendos më datë 26 dhjetor për arrestimin e Berishës, i cili akuzohet për privatizimin e kompleksit Partizani.

Në mjetin që u aksidentua në Selitë ndodhej djali i Irena Gjokës, i cili ishte kthyer nga Rinasi. Makina e eskortës u përplas me një makinë fuoristradë, lloji “Mitsubishi”, me targa të Ministrisë së Brendshme dhe e pajisur me fenelina e mbishkrime “Policia”, të drejtur nga Isidor Heta, efektivi i Policisë Rrugore të Elbasanit.

LEXO EDHE: Përplasi makinën e gjyqtares Gjoka, Isidor Heta gardist i Sali Berishës në 21 Janar

Ky i fundit akuozhet se ka aksidentuar eskortën që shoqëronte makinën e gjyqtares së Posaçme Irena Gjoka.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin e ti social Facebook, Jamarbër Malltezi i cili ndodhet në arrest shtëpie për aferën e kompleksit Partizani  akuzon qeverinë se “Garda e Republikës po  përdoret si taksi për lolot e Edi Ramës”’.

Postimi i plotë e Abi Malltezit

"Garda si taksi për lolot e Edi Ramës. Fëmijët e shqiptarëve vijnë nga Rinasi me makinat e tyre ose taksi, ata të lolove të edi ramës kamë gardëm si taksi private! Se “Ligji është i barabartë për të gjithë palaçot”

Lexo edhe: Zbardhet dinamika: Makina ku ndodhej djali i gjyqtares Irena Gjoka u ndoq që në Rinas

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese