Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

Aksidenti fatal me 27 viktima, Holanda “nuk vë mend”, neglizhon ndihmën e dhënë dhe nuk merr masa për sigurinë e vijës bregdetare

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas aksidentit fatal javën e kaluar në Kanalin pranë Calais ku humbën jetën 27 emigrantë, Holanda nuk ka forcuar ende kontrollet kufitare bregdetare, ndërsa Franca dhe Belgjika po.

Roja Bregdetare Jmuiden dhe pjesa t jetër e Holandës nuk do të vendosin një anije kontrolli për momentin pasi nuk kanë marrë ende një urdhër.

“Ne nuk kemi marrë andde një urdhër për ta bërë këtë”, njoftuan ata,

Gjatë mbledhjes së zhvilluar fundjavën e kaluar, Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontes ofroi shërbimet e saj për Francën, Belgjikën dhe Holandën. Duek filluar nga dita e djeshme, përgjatë vijës bregdetare të tre vendeve do të fluturonte një aeroplan për të monitoruar situatën.

Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Drejtësisë, Holanda nuk ka kërkuar ndihmë të mëtejshme nga Frontex.

“Megjithëse një sërë ndërhyrjesh të suksesshme janë bërë në Holandë në muajt e fundit për mjetet e kënaqësisë nga një bashkëpunim i Marechaussee dhe rojes bregdetare në brigjet holandeze, Holanda nuk ka kërkuar ndihmë shtesë. Por Holanda mbetet vigjilente për zhvillimet.”, thanë ata.

Kujtojmë se 27 persona ndërruan jetë të mërkurën si pasojë e përmbysjes së një varke me emigrantë, që po përpiqej të arrinte në Mbretërinë e Bashkuar, pranë Calais.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img