Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksidentet rrugore rriten me 50% në dhjetor, shtohen ndjeshëm të aksidentuarat femra

Shkruar nga Newsbomb
Aksidentet rrugore rriten me 50% në dhjetor, shtohen ndjeshëm të

Aksidentet rrugore që ndodhën në dhjetor janë rritur ndjeshëm në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, teksa pjesa më e madhe e tyre shkaktohen nga të rinjtë.

Sipas të dhënave të INSTAT, Në muajin Dhjetor 2023 numërohen 157 aksidente rrugore, nga 105 që ndodhën në dhjetor 2022, me një rritje prej 49.5%.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 200 persona në muajin Dhjetor 2023. Në të njëjtën periudhë të në viti më parë numri ti të aksidentuarve ishte 90 persona.

Në dhjetor 2023 numri i të dëmtuarve mëse u dyfishua. Rritja e ndjeshme është shënuar në të aksidentuarat femra, të cilat u rritën në 64, nga 30 në dhjetor 2023.

Për gjithë vitin 2023 në vend ka pasur gjithsej 1.285 aksidente, me një rritje prej 10.3% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Gjithsej kishte 1731 të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur) në vitin 2023, me një rritje prej 8.2% në krahasim me vitin e mëparshëm.

Sipas INSTAT, Aksidentet rrugore, në 74,5% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,5% të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Shtunë me 21,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Mërkurë me 10,2%.

Në muajin Dhjetor 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 08:00-12:00 duke zënë 24,2% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej.

Për vitin 2023, numërohen 1.285 aksidente rrugore, ndërkohë numri i të aksidentuarve është 1.731 persona. Aksidentet rrugore, në 13,6% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit./ Monitor 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese