Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident zinxhir në Rrugën e Kombit, përplasen 6 makina (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Gjashtë makina janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Blinisht të Lezhës. Deri tani raportohet për dy persona të dëmtuar lehtë dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në aksident është përfshirë një trailer me rimorkio, katër vetura të vogla dhe një fuoristradë, shkruan newsbomb.al.

Shkak paraprak dyshohet se janë bërë ngrica dhe mjegulla. Shërbimet e Policisë Rrugore kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po kujdesen për shëndetin e pasagjerëve e shoferëve, si dhe hapjen e qarkullimit për mjetet e tjera në këtë rrugë kombëtare.

 

Në këto ditë me temperatura të ulëta dhe reshje shiu e dëbore, të gjithë drejtuesit e mjeteve duhet të qarkullojnë me kujdes të shtuar, për të shmangur aksidentet apo ngjarjet e tjera në rrugë, që mund të përbëjnë rrezik për ta dhe pasagjerët.

Siç shihet dhe nga këto fotografi të siguruara nga vendi i ngjarjes, në Rrugën e Kombit janë përfshirë në aksident një trailer me rimorkio, një fuoristradë "Toyota Land Cruister", një Audi", dy "Volvo", një "Golf 5".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese