Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Aksident tragjik, vdes basketbollisti shqiptar (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë. Nga aksidenti ka ndërruar jetë basketbollisti i përfaqëueses së Kosovës Gazmend Sinani, 27 vjeç.

Federata e Basketbollit e Kosovës me pikëllim të thellë njofton për një ngjarjen tragjike që ka ndodhur. Mësohet se në po të njëjtin aksident  janë plagosur edhe basketbollistët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti i reprezentacionit Kujtim Shala.

Njoftimi i Federatës së Basketbollit të Kosovës: 

Federata e Basketbollit e Kosovës shpreh ngushëllimet e përzemërta familjes Sinani dhe miqve të Gazmendit për këtë humbje të pakompensueshme. Gazmend Sinani ishte 27 vjeç.

Pasi kaloi grupmoshat e reja në Prishtinë, karrierën e vazhdoi në Turqi, ku ishte pjesë e akademisë së Fenerbahçes dhe kombëtareve turke të grupmoshave të reja.Në Kosovë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin, kurse në klube të ndryshme turke është paraqitur disa sezone.

Më 2017/18 luajti në ligën elite në Angli.Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA.“Me humbjen e tij, Kosova ka humbur një prej basketbollistëve më të mirë të gjeneratës, kombëtarja ka humbur njërin prej basketbollistëve më të vlefshëm dhe më luftarak. Angazhimi i tij gjatë përgatitjeve për ndeshjet e qershorit ka qenë inspirim dhe motivim për bashkëlojtarët, kurse qasja e tij profesionale dhe shpirti luftarak do të mbeten në kujtim të secilit adhurues të basketbollit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img