Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
81 %
0.5kmh
0 %
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
22 °
E mërkurë, 5 Tetor, 2022

Aksident tragjik në Tepelenë, humb jetën shoferi 30 vjeçar, plagoset rëndë pasagjeri 22 vjeç

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit “Varibop”, në aksin rrugor Tepelenë-Përmet.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi, shtetasi Sh. Ç., 30 vjeç dhe është plagosur rëndë pasagjeri 22 vjeçar, shtetasi me iniciale A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

“Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit “Varibop”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img