Hapësire reklamuese


Aktualitet

Aksident tragjik në Tepelenë, humb jetën shoferi 30 vjeçar, plagoset rëndë pasagjeri 22 vjeç

Shkruar nga Newsbomb
Aksident tragjik në Tepelenë, humb jetën shoferi 30

Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë pasdite në afërsi të fshatit "Varibop", në aksin rrugor Tepelenë-Përmet.

Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi, shtetasi Sh. Ç., 30 vjeç dhe është plagosur rëndë pasagjeri 22 vjeçar, shtetasi me iniciale A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

"Në aksin rrugor Tepelenë-Përmet, në afërsi të fshatit "Varibop", automjeti tip "Benz", me drejtues shtetsin Sh. Ç., 30 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i automjetit shtetasi Sh. Ç, si dhe është dëmtuar shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Përmet, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese