Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
57 %
1kmh
0 %
Pre
35 °
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
36 °
E premte, 1 Korrik, 2022
spot_img

Aksident tragjik në Shkodër, një person me biçikletë përplaset për vdekje nga makina

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një person ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Shkodër si pasojë e një aksidenti rrugor. Mësohet se viktima ka qenë duke udhëtuar me biçikletë dhe është përplasur tragjikisht nga një makinë që qarkullonte në aksin Shkodër-Koplik.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të saj. Shkak paraprak dyshohet se ka qenë errësira në rrugë, pasi në këtë zonë mungon ndriçimi dhe shpesh është cilësuar si një ndër akset më problematike.

albsig

spring

“Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volkswagen”,  ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

 Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po vijon punën  hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shkodrës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img