Tirana
light rain
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
100 %
0.5kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
18 °
Enj
18 °
Pre
19 °
Sht
19 °
E martë, 21 Mars, 2023

Aksident tragjik në Shkodër, EMRI: Makina përplas për vdekje një djalë 16 vjeç

Lajme të ngjashëm

Një 16 vjeçar ka ndërruar jetë mengjesin e sotmë në Shkodër. Mësohet se i riu është përplasur nga një makinë në rrugën Shkodër-Velipojë.

Viktima, i identifikuar si Oltis Geci, ka qenë duke lëvizur me një mjet buqësor kur është përplasur nga mbrapa nga një makinë që po lëvizte në fshatin Trush. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit të sotëm.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 24 08.2021, rreth orës 06:00, në aksin rrugor Shkodër –Velipojë, në vendin e quajtur “Trush i Poshtëm”, shtetasi  L. L., banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me  një mjet buqësor (motokorrëse) që po  dilte nga një rrugë dytësore për në rrugën kryesore  dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motokorrëses shtetasi  O.G. 16 vjeç, banues në fshatin Trush.

Shtetasi L.L., është shoqëruar në ambjetet e DVP Shkoder për veprime te mëtejshme

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike (mungesës së fushëpamjes si pasojë e mjegullës)

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më shumë